Osmani: Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive

Deklarohet Osmani

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani duke shkuar në selinë e partisë u shpreh se sot kanë takim konsultativë me anëtarët e kryesisë rreth përpjekjeve për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në.

“Ky takim është natyrisht për përgatitje të seancës”, tha ajo duke shtuar se me detaje të tjera do të dalin pas takimit, shkruan 21Media.

Ajo para mediave tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes VV-LDK janë më intensive se çdoherë më parë.

Pas Osmanit, në selinë e partisë ka hyrë edhe nënkryetari Agim Veliu, i cili nuk u deklarua për media duke iu thënë gazetarëve “Po pse s’po pushoni more…”./21Media

Back to top button