Osmani: Po presim BE-në të përfundojë procedurat dhe të marr masat kundër Serbisë

(Lajm i përditësuar)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se tashmë është çështje procedurale e shteteve anëtare të BE-së për konfirmimin e informacioneve rreth sulmit terrorist në Banjskë meqë më nuk ka dyshime se Serbia qëndron prapa këtij sulmi.

“Nuk ka më ndonjë dyshim. Unë e kuptoj që shtetet anëtare i kanë procedurat veç e veç e tyre për konfirmim të informacioneve, megjithatë presim që sa të përfundojnë ato procedura të ndërmerren masa konkrete”, tha Osmani sot në një konferencë për media.


Osmani thotë se procesi i dialogut duhet të rimendohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  tha se e procesi i dialogut duhet të rimendohet.

“E para ka të bëjë me financimin e këtyre strukturave për të cilat ka dëshmi të evidentuara. E dyta ka të bëjë me armët, e treta ka të bëjë me trajnimet të cilat tash as shteti serb nuk i mohon dhe e katërta ka të bëjë me involvimin dhe lidhjet politike të shtetit serb me terroristët që kanë udhëhequr me këtë sulm. Shtetet anëtarë mund t’i kenë procedurat për konfirmim të këtyre informacioneve. Është koha për reflektim sepse qasja përgjatë këtyre 12 vjetëve e ka inkurajuar Vuçiqin të përdorë dhunë”,  tha ajo në një konferencë për media.

Osmani po ashtu shtoi se  për agresionin e 24 shtatorit nuk ka dyshim se prapa saj qëndron Serbia./21Media

Back to top button