Osmani prezantoi planin e deskalimit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani prezantoi Planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur Republika e Maqedonisë së Veriut është kryesuese e OSBE-së, është një udhërrëfyes me nëntë pika.

Plani, theksoi Osmani se iu është dorëzuar misioneve të OSBE-së në Prishtinë dhe Beograd, ndërsa sot në Shkup ka pasur takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë dhe Serbi.

“Kosova duhet të tërheqë forcat speciale, Serbia të ulë gatishmërinë luftarake. Policise se Kosovës, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e shtetit. Të anulohen protestat dhe të vihen në funksion funksionet dhe shërbimet bashkiake, për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht të lejohet aksesi i punonjësve të bashkive”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme./TV21

Back to top button