Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ky edicion do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë.
Osmani përmes një postimi në Facebook, theksoi mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?