Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm polak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.
“Diskutuam rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve  tw Kosovws ndwr vite ndër vite, thellimin e marrëdhënieve tona miqësore me Poloninë dhe angazhimin tonë të përbashkët dhe të vendosur për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.”, shkroi pas takimit Osmani nw Twitter.

Ministri polak po ashtu do të takohet edhe do të takojë edhe krerët e tjerë institucionalë.
Kurse në mesditë, është paralajmëruar konferenca e ministrit të Jashtëm polak në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit me të cilën do ta përmbyll vizitën në Kosovë./21Media

Back to top button