Osmani priti në takim skuadrën FC Ballkanit

Skuadra e FC Ballkanit, me ftesë të Presidentes, sot u prit në presidencë. Presidentja Vjosa Osmani e uroi FC Ballkanin për arritjen e klubit si dhe si iu dëshiroi suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje.
“Djelmoshat e FC “Ballkani”, nga Suhareka kanë shënuar sukses historik në garat evropiane të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Sot pata kënaqësinë t’i pres në zyrën time, t’i përgëzoj për sukseset e deritashme edhe t’u uroj fitore, nesër në përballje me ekipin “Sivasspor”.”, shkroi Osmani në Facebook.
Ndryshe, nesër me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit, ndeshje kjo e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës./21Media
May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 7 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people sitting, people standing, indoor and text that says 'CIMA'

Back to top button