Osmani: Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se granti mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.

“Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident i MCC.
Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA. ”, shkroi Osmani në Facebook./21Media

Back to top button