Osmani: Rasti në Deçan të trajtohet me urgjencë

 
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dyshimet për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit.
Osmani ka bërë të ditur se ka biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët e kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar.
“Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se pret nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe ndriçimin e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. “Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë”.
Osmani u ka uruar qytetarëve të helmuar shërim të shpejtë.
“Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button