Mbi 800 të helmuar në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se deri më tani janë helmuar 884 persona, sipas rezultateve të para nga institucionet përkatëse.
Ramosaj shtoi se numri i të infektuarëve është në rënie, gjithashtu, të gjithë nga të helmuarit kanë simptoma të njëjta.
Ndër të tjera, Ramosaj tha se nga katër takimet me përfaqësues përkatës do të bëhen edhe analiza të tjera, rezultati i të cilave bëhet i ditur sonte, në mbrëmje, duke shtuar se kjo mund të jetë e qëllimshme, pasi nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodhë në komunën e Deçanit, ku vetëm në këtë muaj është raportuar edhe për një tjetër helmim të llojit të njëjtë, mirëpo të gjithë pacientëve do t’i bëhen analizat e nevojshme.
Tutje, u tha se nga rezultatet e para, ky helmim nuk ka qenë nga uji i pijshëm, por gjithësesi do të presin për rezultate përfundimtare.
Po ashtu, u tha se do të merren masa ligjore në rast se pas rezultateve të fundit, del të jetë që pacientët u helmuan nga kjo degë furnizuese e ujësjellësit.
Kujtojmë se, qytetarët e Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve se janë helmuar nga uji i pijshëm nga një degë e ujësjellësit “Hidrodrini”./21Media

 
 
 

Back to top button