Osmani rrëfen për momentin kur ushtari serb ia vendosi tytën e pushkës në gojë: Iu luta që të mos qëllonin babanë tim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
Derisa si një 16-vjeçare u detyrua të largohej nga Mitrovica në vitin 1999, një ushtar serb ia vendosi në gojë tytën e pushkës së tij sulmuese AK-47, shkruan “The Telegraph
“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë ajo. /21Media

Back to top button