Osmani: Rugova arkitekt i pavarësisë, i pa lëkundur në vizionin e tij

Në ceremoninë përkujtimore për nder të presidentit Ibrahim Rugova, presidentja, Vjosa Osmani, tha se ai e pa Kosovën jo vetëm si një projekt politik por si një amanet historik, si një aspiratë të një populli që vuante.
“Presidenti Rrugova ishte politikan vizionar filozof e mendimtar i thellë, një lider që i dha politikes kosovare dimensionin me të rëndësishëm atë e human si dhe dimensionin kulturor.E ndërtoi anzghimin e tij mbi themelet e dijes mbi kulturën politike dhe vlerat e demokracie. Arkitekti i pavarësisë e pa Kosovën jo vetëm si një projekt politik por si një amanet historik si një aspirtara të një populli që vuante. Rugova mbeti i pa lëkundur ne rrugën e tij per lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Politikbërja e Rugovës është strategji e rrallë. Me këtë qasje ai vendosi Kosovën në ndërgjegjjes ndërkombëtare” ., tha Osmani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?