Osmani shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e doajenit të këngës popullore shqipe, Ismet Bogujevcit i cili vdiq sot.

“Sot humbëm zërin unik të këngës sonë popullore. Ismet Bogujevci është artisti i këngës që një jetë të tërë ia kushtoi jetës skenike muzikore. Me Ansamblin “Shota”, ai afirmoi traditën dhe kulturën tonë muzikore, ndaj me të drejtë bart titullin e doajenit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, brezave do t`u mbetet trashëgim një fond i pasur i muzikës së mirëfilltë shqipe të interpretuar nga Ismet Bogujevci.

“Në këtë opus interpretues të Ismet Bogujevcit, gjurmë të pashlyeshme do të lë interpretimi maestral i këngës “Kur ma falë një tufë gërshetë”, në duet me Bilbilin e këngës shqipe, Nexhmie Pagarusha. Muzika ishte jeta për të, ndaj ikja  do të lë një zbrazëtirë në skenën muzikore të Kosovës. U dëgjoftë përherë zëri i Ismet Bogujevcit”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – çmimim – mikrofoni i artë,  në akordet e Kosovës. Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në ‘’Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i ‘’Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria.

Pra, duke ju falenderuar përkushtimit të tij, viti 2012, shenon një ndër vitet më të sukseshme të jetës artistike 50 – vjecare të AKKVSH -së, ku janë shpërblyer me dy çmime: vendi i pare: “syri i artë” në Bursa dhe vendi i dytë në Buyukçekmeçe, të Turqisë.

Repertori muzikor Martesa jonë’’ është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar, të cilën e ka punuar Kompozitori – Gazmend Zajmi.

Janë dhe një mori këngësh që kanë ngelur të pa harruara si: “O moj bukuroshe” “Ke selvitë e namazgjasë” “Tefik Canga” “Bajram Curr – Bajram Curr”, dhe shumë të tjera. Ishte Anëtar i Këshillit Drejtues në AKKVSH që nga viti 2014. Në vitin 2015, MKRS – ja do ta shpall Doajen të Ansamblit – Shota./21Media

Back to top button