​Osmani: Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik.
“Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar. Me emrin dhe namin e tij lidhet secili projekt shtetëror e politik, me modelin e përbashkimit, të kultivuar me aq mençuri. Me heroin tonë kombëtar lidhet secila përpjekje politike jona për konsolidim kombëtar e secila përpjekje për liri. Ai është frymëzim i përhershëm, është shenjë dalluese e identitetit tonë kombëtar. I përulemi veprës dhe heroizmit të tij!”, ka shkruar Osmani.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Ai luftoi për Pavarsinë e Shqipërisë dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij.

Back to top button