Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok.
E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.
“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani.
Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa të paktën 672 persona u lënduan, duke përfshirë 205 të cilët janë në gjendje të rëndë.
We wish strength, recovery and healing to all those affected by the devastating earthquake in Morocco.
We extend our heartfelt condolences to the families who lost their loved ones today.
The people of Kosovo stand in solidarity with the people of Morocco at this tragic time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 9, 2023