Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me Ahmetin, flasin për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe Osmanit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva evropiane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.

Duke e përgëzuar për procesin e liberalizimit të vizave si një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës, Ahmeti dhe Osmani kanë theksuar se në këto çaste vendimtare për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve, është me rëndësi përforcimi i bashkëpunimin dhe konsolidimit të veprimeve deri në finalizimin e qëllimeve.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese është cilësuar si i domosdoshëm për rrugën evropiane, të cilën e ka nisur Maqedonia e Veriut, ku Ahmeti e ka informuar Osmanin mbi iniciativën e fundit ku të përfshirë janë të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës bashkë duhet të përshpejtojë hapin drejt Evropës, si alternativë e vetme për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti ka shprehur qëndrimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dialogut dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button