Osmani takohet me Hovenierin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Në takim, dyshja diskutuan për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, “duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në komunikatën nga presidenca. /21Media

Back to top button