Osmani takohet me Kearns: Diskutime me kohë me një mike të dashur të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Dohas në Katar është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.
Osmani përmes një postimi në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka falënderuar Kearns për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Diskutime me kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në Forumin e Dohas, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë-Britani”, ka shkruar Osmani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?