Kaloni te përmbajtja kryesore

Vëllai i Liridonës: Ju lusim që të gjitha informacionet lidhur me rastin dërgoni në hetuesi, jo te ne

Leonard Ademaj vëllai i të ndjerës, Liridona Ademja ka thënë se ditëve të fundit janë duke u kontaktuar nga njerëz të ndryshëm të cilët u kanë ofruar informacione për vrasjen e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Ademaj ka lutur që informacionet që i kanë lidhur me rastin t’i ndajnë me policinë e prokurorinë.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Ai ka thënë se interesi i tyre është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor dhe për këtë deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar, përfshirë burrin e saj, Naim Murseli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button