Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me kryeministrin e Japonisë, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit.

“Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar presidentja Osmani. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button