Osmani takohet me O’Brien, flasin për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Osmani atje u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Në një postim në Facbook, Osmani ka bërë të ditur se në takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ”aleatët tanë amerikanë në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se në takim u dsikutua edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-së në suksesin e këtij procesi./21Media

Back to top button