Sa orë në ditë ulur rrisin rrezikun e demencës?

Sipas një studimi, të kalosh më shumë se 10 orë në ditë ulur rrit rrezikun e demencës me 8% dhe të kalosh 12 orë në kushte të pasivitetit fizik, si duke lexuar, parë TV, apo në kompjuter, rrit rrezikun e demencës duke rrëzuar 63% të aftësive konjitive.

Nuk është asgjë e re që qëndrimi ulur për orë të tëra në ditë nuk është i mirë për shëndetin, zemrën dhe qarkullimin e gjakut, por hulumtimet tani tregojnë se dëmi mund të arrijë edhe në tru. Një studim i publikuar në Jama në fakt ka zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e zhvillimit të demencës për personat mbi 60 vjeç.

Nuk ka rëndësi nëse koha e kaluar ulur është në vazhdimësi apo e grumbulluar gjatë gjithë ditës, pasi që të dyja kanë një efekt të ngjashëm dhe shoqërohen me një rrezik më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje neurodegjenerative.

Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga afro 50,000 njerëz të moshës 60 vjeç e lart pa diagnozë të demencës, të cilëve iu desh të mbanin një akselerometër në kyçin e dorës për 24 orë në ditë, për një javë, një pajisje e ngjashme me një orë inteligjente dhe e aftë për të regjistruar dhe gjurmuar lëvizjet e personit.

Me ndihmën e algoritmeve të inteligjencës artificiale të aftë për të interpretuar të dhënat e mbledhura, shkencëtarët kanë identifikuar zakonet dhe lëvizjet e njerëzve, duke bërë dallimin midis momenteve të aktivitetit, sjelljes ulur dhe fazave të gjumit.

Pas mbledhjes së të dhënave fillestare, individët u ndoqën mesatarisht për më shumë se 6 vjet dhe gjatë studimit, 414 persona zhvilluan demencë.

Back to top button