Osmani takohet me senatorin Schumer, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në SHBA me liderin e shumicës në Senat të SHBA-së, Chuck Schumer.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se e ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe se ka diskutuar me të për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.
“Gjithmonë kënaqësi të takohen me liderin e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmojë partneritetin e gjatë mes dy shteteve tona. Kam shprehur falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe kemi diskutuar për mënyra se si të rrisim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media
Always a pleasure to meet Senate Majority Leader @SenSchumer and to reaffirm the longstanding partnership between our two countries.
Expressed my gratitude for continued US support and discussed ways in which we can step up cooperation with the Senate. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/ji1u7LJN1h
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 10, 2023