Osmani takohet sërish me Escobarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar sërish me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe të hënë ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi./21Media

Back to top button