​Osmani takoi Hovenier, diskutojnë mbi avancimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim në rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend, si dhe për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, në takim mori pjesë edhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, njofton Presidenca e Kosovës.

Back to top button