Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia
Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.
Osmani, siç u bë e ditur në komunikatë, shprehu falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Tutje, Presidentja Osmani përmendi bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.
Ndërkaq, gjeneralmajor Michele Ristuccia shfaqi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë./21Media