Osmani takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej./21Media

Back to top button