Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë
(Lajm i përditësuar)
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.
Osmani gjithashtu ka theksuar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën.
“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministrin daneze Mette Frederiksen gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.
A pleasure to talk to @Statsmin Danish Prime Minister Mette Frederiksen during #COP28.
A good opportunity to discuss recent developments in our country & the region. 🇩🇰 is a valuable friend to 🇽🇰, and we look forward to continuing to work together on tackling shared challenges. pic.twitter.com/nnBCVge9vI
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023
Osmani dhe Kerry flasin për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në COP28, ka takuar ish-sekretarin e shtetit John Kerry, të cilin e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.
Osmani ka shkruar në X, se e ka përgëzuar për udhëheqjen e tij klimatike dhe ka shprehur gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta.
At #COP28, I met Sec. @JohnKerry & informed him on the latest security developments in 🇽🇰, stressing the importance of 🇺🇸 leadership for lasting peace & stability.
Commended his climate leadership & expressed our readiness to work together to tackle shared challenges. pic.twitter.com/MpeiiA3wWR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023