Osmani takon mërgatën në Amerikë: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.
“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa foto nga qëndrimi i saj në SHBA./21Media