Osmani takon ministrin e Presidencës Dominikane

Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani ka takuar sot në San Salvador Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.
Kjo u bë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi, ku thuhet se takimi u mbajt si pjesë e vizitës zyrtare të kreut të shtetit të Kosovë në inaugurimin e presidentit të ri të Salvadorit.
Tutje, Osmani ka thënë se Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine.
“Në San Salvador, me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría, diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?