Osmani: Të mbrohet mirëqenia e vajzave e grave, të drejtat e tyre të avancohen vazhdimisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se gratë kanë kaluar në shumë sfida, duke potencuar se profesionet që mendohej se u përkisnin vetëm burrave dhe djemve, tashmë kanë si modele të suksesit gratë dhe vajzat, anë e mbanë botës.
Osmani, në konferencën “Teknologjia dhe inovacioni për barazinë gjinore” në shënim të Ditës së Gruas, u shpreh se nuk nuk duhet rreshtur se punuari për të drejtat e vajzave, të grave dhe barazisë gjinore pa kushte.
“Përgjatë historisë rrugëtimi i grave dhe vajzave nuk ka qenë fare i lehtë, çdo e arritur e jona ndër kapituj të ndryshëm të historisë, është shoqëruar me sakrifica të shumta dhe me sfida të panumërta, gjersa faktorë të shumtë kanë pasur ndikim në përmirësimin e këtij rrugëtimi, inovacioni dhe teknologjia kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në lehtësimin e jetës së njerzëve në gjithë botën duke përfshirë atë edhe të vajzave dhe grave. Çfarë dukej e pamundur të realizohej ndoshta jo më shumë se 50 vite më parë, tashmë është lehtësishtë e arritur përmes teknologjisë së avancuar. Profesionet që mendohej se u përkisnin vetëm burrave dhe djemve tashmë kanë si modele të suksesit gratë dhe vajzat, anë e mbanë botës. Kjo është fatësia transformuese e teknologjisë dhe inovacionit”, u shpreh ajo.
Osmani nënvizoi se gratë kanë nevojë për hapje dhe mundësi të reja dhe jo për rrezik shtesë e për dhunë ndaj tyre. Ajo tha se duhet të ngushtohet çdo hapësirë, në të cilën lejohet dhuna.
“Fyerjet seksiste, kërcenimet e dhunshme, ngacmimet në internet, shpifja, linçimi, shpërndarja e fotografive intime e shumë të tjera në një realitet i hidhur me të cilin janë ballafaquar 73% të grave dhe vajzave në tërë botën. E kjo është e patolerueshme. Ne kemi nevojë për hapje dhe mundësi të reja për vajzat dhe gratë, por nuk kemi aspak nevojë për rrezik shtesë e për dhunë shtesë ndaj tyre, as në shtëpi, as në punë dhe as në hapësira publike e as në hapësirën digjitale. Nuk kemi nevojë për dhunë fare, ajo duhet të luftohet dhe të eliminohet në tërësi, prandaj duhet të ngushtojmë çdo hapësirë që lejonë një gjë të tillë…Integriteti dhe mirëqenia e vajzave dhe grave duhet të mbrohet me çdo kusht, të drejtat e tyre duhet avancuar në vazhdimësi dhe aftësitë e tyre duhet të zhvillohen gjithnjë e më shumë”, potencoi Osmani.
Ndërsa, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Arnhild Spence u shpreh se duhet të zgjerohet pjesëmarrjen e grave dhe lidershipi edhe në fushën e teknologjisë informative.
Spence theksoi se përkundër paragjykimeve, gratë kanë arritur të fitojnë çmime Nobel, në fusha të ndryshme.
“Diskriminimi kundrejt grave nga ana e teknologjisë është çështje e hierarkisë, diskriminimit dhe steriotipeve shekullore, gratë kanë fituar të përzegjedheshin e çmimeve Nobel, që nga viti 1901. Shpesh gratë janë shënjestër e sulmeve abuzive dhe shpesh herë ata mundohen që t’u heshtin zërin dhe të mos e lejojnë të kërkojnë të drejtën, por ne duhet të luftojmë në fronte të ndryshme dhe të kalojmë barriera, megjithatë duhet të zgjerojnë pjesëmarrjen e grave dhe lidershipin edhe në fushën e teknologjisë informative…Programi zhvillimor i Kombeve të Bashkuara, dhe me programet e veta për shkathtësi digjitale është duke mësuar të rinjtë dhe gjininë femërore që të rrisin shkathtësistë e tyre me rastin e fushës digjitale”, tha ajo.

Back to top button