RTV21 në rrugët e kryeqytetit dhuron lule për 8 mars
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u shënua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.
RTV21 dhe Emisioni ‘’In&Out’’ për nder të kësaj dite kanë shpërndarë lule në rrugët e kryeqytetit.
Me moton “ SFIDOHESH, RRËZOHESH, SËRISH ÇOHESH! POR NUK MUND TË TË NDALIN’’ i urojmë të gjitha grave e vajzave ditën e tyre.
Në orën 19:30 përpos luleve dhe materialeve të përgatitura, këngetarja e njohur Ezo ka zgjedhur emisionin e shoëbizit në RTV21 që të promovojë këngën e saj më të rë premierë “ditëlindja pa nënë’’./21Media
View this post on Instagram