Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Trump ‘javët e fundit’ parandaloi një përshkallëzim nga Serbia në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar qëndrimet e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

E para e vendit, në një diskutim të enjten në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se presidenti amerikan, Donald Trump ishte shumë i qartë në deklarimet e tij dhe si ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm së fundmi në ndalimin e ndalimin e Serbisë në përpjekjet e saj kundër Kosovës.

“Ne po i intensifikojmë përpjekjet tona përmes mbrojtjes, përmes kapaciteteve tona mbrojtëse dhe institucioneve të sigurisë. Por njëkohësisht, kemi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, dhe Presidenti Trump ishte shumë i qartë se ai ishte personi që e ndaloi Serbinë të vazhdonte përpjekjet e saj….Po, ai është shumë i qartë në deklaratën e tij që po flet për javët e fundit. Ai nuk po flet për Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, e cila ishte gjithashtu një kontribut i Presidentit Trump. Ai gjithashtu nuk po flet për sulmin në Banjskë, aktin e agresionit të vitit 2023, por ishte shumë i qartë në deklaratat e tij. Dhe, siç e dini, për ne që i lexojmë përditë raportet e sigurisë — dhe nuk na lejohet të themi më shumë — është e qartë edhe nga deklaratat e Presidentit Trump se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndalimin e destabilizimit të rajonit tonë, edhe gjatë javëve shumë të fundit. Prandaj, jam shumë e bindur që kjo është ndalur falë rolit të Amerikës dhe përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes”, tha ajo.

Tri javë më pare, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, në të njëjtën mënyrë si India dhe Pakistani, duke ndaluar konfliktin e drejtpërdrejtë ushtarak, teksa rikujtoi se si në mandatin e tij të parë Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte, por ajo u ndalua nga administrata e tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button