Osmani u prit me nderime në Kolumbi, diskutoi për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.
Në një postim në Facebook, Osmani shkroi se gjatë vizitës atje diskutuan për “rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”.
Presidentja Osmani po ashtu u shpreh falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.