Osmani: Udhëheqja e Rugovës shembull me të cilin duhet të mishërohemi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi udhëhqjen e ish presidentit Ibrahim Rugova si shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet “të mishërohemi”.
Sipas saj në këtë mënyrë vizioni tij për shtet bëhet edhe me më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë.
Osmani këto komente i bëri me rastin e ditës së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës për të cilin tha se ishte njeriu njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë.

Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre.”, shkroi Osmani në Facebook./2Media

Back to top button