Osmani: Ukrainës t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dënoi sulmet ruse mbi Ukrainë mëngjesin e sotë.
Duke e quajtur gjenocidal vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës, në një postim në Twitter Osmani shtoi se ky krim lufte duhet të ndiqet penalisht “dhe autorët të sillen para drejtësisë”.

“Ukrainës duhet t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten”, shkroi Osmani teksa shtoi se Kosova qëndron me Ukrainën./21Media

Back to top button