Osmani uron 7 marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 marsin, duke thënë se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

Tutje, Osmani është shprehur se investimi në arsim është jetik për mirëqenien shtetërore dhe shoqërore.

“Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar. Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, ka shkruar presidenca e Kosovës në “Facebook”./21Media

Back to top button