Osmani uron agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. “Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka theksuar se ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ka thënë se ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar.
Osmani ka uruar që ky muaj të kalojë në harmoni, paqe e mirëkuptim. “Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!”, ka shkruar Osmani në mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit./21Media

Back to top button