Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron australianët për ditën kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Australisë, qytetarëve të këtij shteti.

“Gëzuar Ditën e Australisë për të gjithë njerëzit e mrekullueshëm të Australisë!” shkroi ajo në X.

Ajo tha se Kosova me Australinë ndajnë jo vetëm një miqësi të qëndrueshme , por edhe një lidhje të thellë, e cila sipas saj është krijuar nga angazhimi i përbashkët si edhe ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Osmani gjithashtu është shprehur se lidhjet e Kosovës dhe Australisë do të vazhdojnë të forcohen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button