Osmani uron goranët: Kosova është shtëpi e përbashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin goran në Kosovë për ditën e tyre.
Në këtë ditë feste presidentja ka thënë se komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
“Sikurse motoja e kësaj feste “Kudo që të jesh, për festë në shtëpi të jesh”, Kosova është shtëpi e përbashkët, pra edhe e komunitetit goran. Kjo ditë, në familjet tuaja sjelltë gëzim, tolerancë e mirëkuptim. Duke kontribuar në ruajtjen e traditave tuaja kulturore, ju i jepni më shumë kuptim shumëetnicitetit të Kosovës. Komuniteti goran është pjesë aktive në institucionet e shtetit të Kosovës dhe do ta vazhdojë ta ketë mbështetjen institucionale”, thuhet në mesazhin e Osmanit.
Dikur në historinë e largët këto festime fillimisht u mbajtën për të shënuar ditën e Shën Gjergjit dhe kalimin nga dimri në verë, në kohët moderne, për shumicën e goranëve dita disi e ka humbur ngjyrimin religjioz. Sot zyrtarisht njihet nga Republika e Kosovës si dita e goranëve. /21Media

Back to top button