Osmani uron Lulan për zgjedhjen e tij si president i Brazilit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Presidentin e zgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Osmani uroi për përfundimin e këtij procesi demokratik të vendit.
“Urime President për zgjedhjen tuaj @LulaOfficial dhe për popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik. Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, Shkroi Osmani./21Media

Back to top button