Osmani uron më shumë barazi, qasje e gjithëpërfshirje për fëmijët

Presidentja, Vjosa Osmani sot ka uruar Ditën e Fëmijëve përmes një video mesazhi.
Osmani për pak çaste postin e presidencës ia ka dorëzuar mysafirit të saj të veçantë, Rijadit.
”Ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje. Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim”, ka shkruar Osmani në ”Facebook”.

Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një ditë të institucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.
Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.
20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989./21Media

Back to top button