Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës është gjetur pa shenja jete një person në një pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin hetim i vdekjes dhe e ka dërguar trupin për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button