Osmani uron Zelenskyn në Ditën e Pavarësisë: Jemi me ju në shpirt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presindetin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
“Letra ime drejtuar Presidentit Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë. Slava Ukraina!”, shkroi Osmani.


Sot, 24 gusht, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, të shpallur në vitin 1991./21Media

Back to top button