Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.
Osmani në një postim në Facebook, ka shkruar se ”Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO”.
Osmani gjithashtu ka publikuar një fotografi të përbashkët me MAqedoncin dhe Jasharin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?