Osmani: Vizita e kryeministrit irlandez konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim

(Lajm i përditësuar)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar ka shkruar në platformën X se kjo vizitë e tij ka konfirmuar gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
“I lumtur ta mirëpres Leo Varadkar dhe ta falënderoj për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për Kosovën. Kjo vizitë rikonfirmoi gatishmërinë e të dy vendeve tona për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe për të eksploruar rrugë të reja për bashkëpunim më të fortë.”, ka shkruar Osmani.
Happy to welcome Taoiseach @LeoVaradkar and to thank him for Ireland’s enduring friendship and support for Kosovo.
This visit reaffirmed the readiness of both our countries to continue building on our excellent relations and to explore new avenues for stronger cooperation. 🇽🇰🇮🇪 pic.twitter.com/5zYoDm0Hlm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2024
Pas Kurtit, kryeministri irlandez u takua me presidenten Osmani
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Takimi vetëm se ka filluar mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim.
Irlandezi sot gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti ku mbajtën konferencë për media.
Pas takimit me këtë të fundit, Vardakar tha se ai dhe Kurti pajtohen që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës.
“Dialogu është jetik për te arrit një harmoni dhe zhvillim të mëtejmë. Sivjet është viti që është me rëndësi që ku stabilitet të jetësohet dhe te mos shohim skena të dhunshme që i kemi pa në shtator dhe maj.
Si kryeministër i Irlandës, kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.