Osmani viziton Onkologjinë dhe Kirurgjinë e Fëmijëve, lavdëron punën e stafit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar fëmijët të cilët po kurohen në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ajo ka lavdëruar punën e stafit atje, duke shprehur mirënjohje për ta.

“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre. Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button