Policia dhuron gjak si dhuratë për Vitin e Ri

Pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak vullnetarisht në Kampin e Njësive Speciale “VRELLA“ u bë dhurimi vullnetar i gjakut nga zyrtarët e PK-së.
Sipas njoftimit të policisë në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv!
“Policia e Kosovës me të kuptuar mungesën e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur vullnetarisht për dhurim të gjakut, e që pastaj në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore është organizuar aksioni i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative!”, thuhet në njoftim./21Media