Osmani vlerëson kulturën e lartë demokratike të qytetarëve

Presidentja Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ajo ka thënë se Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë.
Presidentja ka falënderuar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve.
“Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë, si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media

Back to top button