Osmani: Vuçiq po e financon luftën e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin.
E para e vendit ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.
“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Vuçiq dje tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Ndryshe, Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë./21Media

Back to top button