Osmani: “NATO-n e shohim si një garanci për siguri e paqe të qëndrueshme në rajon”

Presidentja Osmani në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore
Presidentja Osmani tha sot se Kosova NATO-n e sheh si një garanci për siguri e paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë. Këto komente ajo i beri gjatë fjalimit të saj në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore me temë: “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan”, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i ShBA-ve, që po mbahet në Mal të Zi. Gjate fjalimit te saj ajo u fokusua edhe në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button